• Faqja e parë
    • Rreth nesh
      • Vizioni dhe Qëllimi
      • Historia
      • Kontakte
    • Degët
      • Durrës >
        • Kontakt
      • Elbasan >
        • Kontakt
      • Korçë >
        • Kontakt
      • Prishtinë >
        • Kontakt
      • Qendër Seminaresh >
        • Kontakt
      • Shkodër >
        • Kontakt
      • Tiranë >
        • Kontakt
      • Vlorë >
        • Kontakt
    • Raporte
    • Multimedia
      • Foto
      • Video
      • Publikime
    • Anëtarë
      • Staf

    Vlera dhe Domethënia e Betimit të Familjes

    Mesazhi i Paqes 14


    Të dashura Familje e Bekuara. Sot në këtë rast kuptimplotë do të doja t’ju shpjegoja mbi vlerën dhe domethënien providenciale të Betimit të Familjes. Ai shërben si udhëzuesi më i çmuar dhe më i bekuar që na është dhënë ne prej qiellit për jetën tonë.Fakti që ne tani kemi Betimin e Familjes është bekimi më i madh. Ai erdhi prej qiellit si një dhuratë për gjithë njerëzimin në 1 maj 1994 ditën kur u përurua Federata e Familjes për Paqe dhe Bashkim Botëror. Betimi i Familjes kur u shpall epoka e Testamentit të Kompletuar, e cila përmbush Epokën e testamentit të Vjetër dhe epokën e Testamentit të Ri. Ai duhet të shërbejë si një gur kilometrik dhe parim udhërrëfyes, që tejshpon përmes errësirës së epokës para ardhjes së qiellit duke hapur një qiell të ri dhe një tokë të re pas ardhjes së qiellit. Ai është gjithashtu planimetria e ndërtimit mbretërisë së Zotit të paqes dhe bashkimit ne qiell dhe në tokë në epokën e krijimit të një qielli dhe toke të re.

    Ati dhe Nëna Mun, Prindërit e vërtetë të gjithë njerëzimit, dolën fitimtarë nga betejat që ata luftuan përgjatë kursit të gjatë të zhdëmtimit të tyre, i cili zgjati 40 vjet pasi Ati Mun themeloi “Shoqatën e shpirtit të shenjtë për bashkimin e krishterimit botëror” në vitin 1954. Mbi atë themel ne nuk na kërkohej më te recitohej “Betim Im” si individ. Ne duhet të recitonim dhe zbatonim Betimin e Familjes së bashku si familje të vërteta, njësitë bazë të hyrjes triumfale në Mbretërinë e Qiellit. Ky Betim i Familjes është i mbushur me dhimbjen e Zotit dhe të Prindërve të Vërtetë, dhe nuk duhet të recitohet pa lot. Është diçka që njerëzit duhet ta recitojnë përgjithnjë, shumë kohë pasi ata të kenë hedhur tej maskën e fesë në botën e rënë dhe të kenë arritur çlirimin. Kjo për shkak se familja është njësia bazë e mbretërisë së qiellit.

    Betimi i familjes është standardi absolut dhe kushtetuta për ndërtimin e Mbretërisë së Zotit, Çon Il Guk.

    Zonja dhe zotërinj, a e keni dëgjuar ndonjëherë frazën “Betimi i Familjes” ndokund në botë? Ajo është shfaqur për herë të parë në historinë njerëzore. Në fillim, Zoti humbi familjen e vërtetë prej rënies së burrit dhe gruas së parë. Ai i pati krijuar ata të ishin fëmijët e tij dhe paraardhësit e parë të njerëzimit. Rrjedhimisht duke qenë se Zoti ka mandatin providencial për të përmbushur idealin e tij për krijimin në një standard absolut, ai krijoi dhe shpalli Betimin e Familjes. Bekimi i Zotit për njerëzit është që ata të ndërtojnë modelin e të gjitha familjeve të vërteta, familjeve ideale në tokë dhe ti kthejnë Zotit gëzim të përhershëm. Ai është një vegël i domosdoshëm për ndërtimin e mbretërisë së Qiellit ne toke dhe në qiell, në të cilën familjet tuaja mund të jetojnë duke ndjekur dhe duke i shërbyer Zotit drejtpërdrejt.

    Parakushti për të recituar siç duhet Betimin e Familjes është që së pari dhe mbi të gjitha të arrihet gjendja e bashkimit të plotë midis mendjes dhe trupit, e cila është gjendja e: “ Një zemre, një trupi, një botëkuptim dhe një harmonie”. Kjo do të thotë që ne duhet të arrijmë standardin e përsosjes së karakterit tonë nëpërmjet besimit absolut, dashurisë absolute dhe bindjes absolute. Trupi ynë duhet ti bindet plotësisht urdhrave të ndërgjegjes tonë, e cila na është dhënë si prindi, mësuesi dhe pronari ynë i parë.

    Veç kësaj të gjithë anëtarët e familjes tonë duhet të përsosin strukturën bazë të bashkimit të mendjes dhe trupit, bashkimit të prindërve, bashkimit të burrit dhe gruas, bashkimit të prindërve dhe fëmijëve dhe atë midis vëllezërve dhe motrave përqendruar në vullnetin e qiellit. Me fjalë të tjera, të gjithë ne duhet të përsosim një sferë të bashkimit në dashuri të vërtetë. Vetëm atëherë ne mund të recitojmë Betimin e Familjes. Prandaj Betimi i Familjes shërben si standard dhe kushtetutë absolute në ndërtimin e mbretërisë së paqes në qiell dhe në tokë pas epokës së testamentit të kompletuar.

    Nga ky moment njerëzit do të arrijnë sukses në jetë, jo si individë por si familje. Kjo do të thotë se vetëm familjet e vërteta model që arrijnë në respektin dhe vlerësimin nga të gjithë njerëzit, mund të qëndrojnë në një pozitë nga ku mund të udhëheqin botën. Përsosja e familjes është bekimi më i lartë dhe më madhështor i qiellit, por është gjithashtu edhe një përgjegjësi e frikshme. Ajo është guri i themelit për ndërtimin e Con Il Guk. Krijimi i familjeve të vërteta është rruga më e shkurtër për marrjen e shtetësisë në Mbretërinë e Qiellit.

    Të dashura familje të bekuara, Betimi i Familjes është lutja më e madhe prej të gjitha lutjeve. Ai shënon fitoren plotë të Prindërve të Vërtetë. Ai është kodi i ligjit që zbulon njësimet e Epokës së Testamentit të Kompletuar, epokën e justifikimit përmjet ndjekjes.

    Në zemër të Betimit të Familjes është familja e vërtetë brenda kuadrit të dashurisë së vërtetë. Betimi i Familjes shërben si një urë që lidh jetën tonë me Zotin. Ai është si një shpërthim i dashurisë së vërtetë që magjeps Zotin plotësisht. Betim i Familjes është energjia dhe urtësia që sjell dashurinë e vërtetë në qendër të lidhjeve midis vertikales dhe horizontales, veriut dhe jugut, para dhe mbrapa, duke filluar kështu një lëvizje sferike.

    Betimi i Familjes është çelësi për portat e Mbretërisë së Qiellit. Portat e mbretërisë nuk mund të hapen prej një çelësi të artë apo të argjendtë, ato mund të hapen vetëm prej çelësit të familjes së vërtetë, të përsosur ne dashuri të vërtetë. Kjo është arsyeja se të tetë pjesët e Betimit të Familjes kanë si pjesë kryesore shprehjen "Familja jonë përqendruar në dashuri të vërtetë".

    Zonja dhe zotërinj, epoka e justifikim me anë të ndjekjes do të thotë: epoka e ndjekjes së Zotit në jetën tonë. A nuk kishte të bënte i pari ndër 10 urdhrat të zbuluara në Bibël me “Duaje Zotin”?

    Në epokën pas ardhjes së qiellit Zoti e shfaq veten e tij përpara gjithë njerëzve si Prind i Vërtetë. Prandaj, lëvizja që ndjek PV përfaqëson fuqinë dhe autoritetin e qiellit, dhe është e pakrahasueshme me asnjë forcë në këtë botë të rënë. Çfarë mund t’ju ndalojë ju nga të jetuarit e një jete përkujdesjeje që ju mundëson të vëzhgoni Zotin e gjallë me sytë tuaj dhe ta përjetoni atë me gjithë shqisat tuaja?

    Për herë të parë që nga rënia e paraardhësve tanë origjinalë, historia drejtohet nga PV. Është shfaqur urimi origjinal që na mundëson të kthehemi në një botë të re nëpërmjet marrëdhënies së brendshme me PV. Ajo marrëdhënie mund ta nënshtrojë Satanin. Ajo është qendra përmes së cilës Zoti mund të çlirohet. Të gjithë ju duhet të ofroni falënderime për mirësinë e mahnitshme që jeni në gjendje të jetoni së bashku me PV dhe që mund të merrni drejtpërdrejt udhëzime prej tyre.

    Kur ju jeni plotësisht një me PV kombi, populli dhe fisi dhe familja juaj, mund të lulëzojnë. PV janë mishërimi dhe përmbledhja e gjithë lavdisë në qiell dhe në tokë. Kur kuptoni qartë vlerën e tyre a mund ti shkëmbeni ata për gjithë paratë e botës? Vlera e tyre është e tillë saqë ato nuk mund të zëvendësohen edhe duke paguar jetën tuaj.

    Shpjegimi i secilës pjesë të Betimit të Familjes

    1. Kërkimi i atdheut tonë origjinal dhe ndërtimi i mbretërisë së Zotit ne toke dhe në qiell.

    Pjesa e parë e Betimit të Familjes është: “Familja jonë, pronare e Con Il Guk, betohet të kërkojë atdheun tonë origjinal dhe të ndërtojë mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell, idealin origjinal të krijimit, duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”. Ju do të dini se të jesh në gjendje të recitosh Betimin e Familjes është një nga lajmet më të mira në të gjithë historinë.

    “Ideali i krijimit” i referohet botës ideale me në qendër Zotin. Është ideali i Zotit ndërtimi i mbretërisë së Zotit në tokë dhe në qiell. Sidoqoftë, meqenëse ai ideal nuk u arrit për shkak të rënies ne duhet ta arrijmë atë nëpërmjet restaurimit. Kjo do të thotë se në duhet të ndërtojmë mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell, idealin origjinal të krijimit, duke kërkuar atdheun tonë origjinal.

    Për shkak se familja u humb prej rënies, ne tani duhet të ndërtojmë familjen e Zotit. Kjo nuk është detyrë e një individi. Por është detyrë e familjeve tona, pronarëve të Con Il Guk. Përqendruar tek dashuria e vërtetë, familjet tona duhet të kërkojnë atdheun tonë origjinal dhe të mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell, idealin origjinal të krijimit.

    Shprehja e “atdheut origjinal” i referohet atdheut origjinal përqendruar tek familjet. Prandaj të gjithë ju duhet të ktheheni në vendlindjet tuaja dhe të ndërtoni mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell. Kur ju te restauroni vendlindjen tuaj, kombi juaj dhe bota do të bashkohen natyrshëm. Atëherë nuk do të ketë asgjë për të cilën ju të shqetësoheni.

    Njerëzit që kanë jetuar në tokë në një familje të bashkuar përqendruar tek dashuria e vërtetë e Zoti, ku mbretëria e Zotit në tokë dhe mbretëria e Zotit në qiell janë një, do të bëhen një familje e mbretërisë qiellore. Ne nuk jetojmë më ne epokën e shpëtimit individual. Fetë dhe krishterimi në veçanti, flasin për shpejtimin e individit, por kjo nuk do të mjaftojë. Vullneti i Zotit është për shpëtimin e familjes. Restaurimi duhet të ndodhë ne familje, sepse rënia shkatërroi idealin për familjen. Tani ka ardhur ajo kohë. Në të gjithë historinë kjo nuk ka ndodhur asnjëherë mbi to. Më në fund familja ka hyrë në epokën e ngulmimit.

    Me anë të familjeve ne duhet të ndërtojmë mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell, idealin origjinal të krijimit të Zotit. Për shkak se ne humbëm familjen, familjet tona duhet të restaurojnë atë mbretëri. Atdheu origjinal është i përqendruar tek familjet, jo në një komb. Prandaj unë po ju them që duhet të ktheheni në vendlindjen tuaj. Nëse ju ende keni një familje atje duhet të ktheheni në vendlindjen tuaj dhe të ndërtoni mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell. Pasi ne të restaurojmë vendlindjet tona, kombet tona dhe bota do të harmonizohen natyrshëm. Mbretëria qiellore në tokë dhe në qiell do të ndërtohet automatikisht. Kjo do të shpaloset nëpërmjet familjeve të vërteta.

    “Familja jonë betohet të ndërtojë mbretërinë e Zotit në qiell e në tokë idealin origjinal të krijimit”. Këtu ne themi “ndërtoi”. Pse e përdorim atë fjalë. Sepse ne duhet të ndërtojmë mbretërinë e Zotit. Ajo nuk do të bëhet vetë. Ne duhet ta ndërtojmë atë. Bota e tanishme është tashme ferr mbi tokë, dhe ajo është e lidhur me ferrin në botën e shpirtit. Ne duhet ta rikrijojmë këtë botë dhe ta kthejmë atë në 180 gradë.

    Përsëris, është misioni i të gjitha familjeve që kanë marrë bekimin e martesës nga PV të kërkojnë vendlindjen origjinale dhe të ndërtojnë mbretërinë e Zotit në tokë dhe në qiell, idealin origjinal të krijimit. Jo vetëm si individ, por si familje ju duhet të përfundoni ndërtimin e mbretërisë së Zotit. Ky është betimi juaj i parë si familje të bekuara.

    2 Përsosja e rrugës së traditës familjare të detyrave të bijve dhe bijave të përkushtuara, patriotëve, shenjtorëve dhe bijve dhe bijave hyjnore.

    Pjesa e dytë e Betimit të Familjes është: “Familja jonë, pronare e Çon Il Guk, betohet të përfaqësohet dhe të bëhet qendër e qiellit dhe e tokës duke ndjekur Zotin dhe PV; ne betohemi se do të përsosim traditën familjarëve të detyrave të bijve dhe bijave të përkushtuar në familjet tona, të patriotëve në kombin tonë, të shenjtorëve ne botë dhe bijve e bijave hyjnorë në qiell dhe në tokë ,duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    “Familja jonë... përqendruar në dashuri të vërtetë”. Dashuria e vërtetë i referohet dashurisë që shfaqet aty ku ka bashkim midis mendjes dhe trupit, midis burrit dhe gruas dhe midis prindit dhe fëmijëve. Nëse ju dështoni të zbatoni këtë standard të dashurisë të vërtetë, atëherë me siguri do të keni probleme kur të shkoni në mbretërinë qiellore.

    Kaq i frikshëm është Betimi i Familjes. Ju gjithnjë duhet të jetoni sipas tij. Nëse në familjen tuaj babai do të shkelte qoftë edhe një pjesë të betimit të familjes atëherë nëna dhe fëmijët do të ishin përgjegjës bashkërisht. E gjithë familja do të duhej të merrte përgjegjësi për këtë. Domethënia e rënies të Evës ishte se ajo solli dhe rënien e gjithë familjes së Adamit.

    Kjo pjesë e Betimit të Familjes thotë: “Duke ndjekur Zotin dhe PV”. Ne qeniet njerëzore origjinalisht duhet të ndiqnim Zotin dhe PV, por ne u përjashtuam prej rënies. Si pasojë e rënies, ne e humbim vlerën e ekzistencës tonë nëse nuk ndjekim Zotin dhe PV.

    Zoti është prindi i vërtetë vertikal, dhe Prindërit ë Vërtetë janë prindërit e vërtetë horizontalë. Në duhet të lindim nga bashkimi i këtyre dy palë prindërve. Zoti është prindi vertikal dhe Adami dhe Eva e përsosur janë prindërit horizontalë. Mbi themelin e këtyre dy palë prindërve të bëra njësh edhe ne mund të arrijmë bashkimin dhe të lidhemi me Zotin dhe qiellin. Për këtë arsye asgjë nuk mund të arrihet nëse nuk ndjekim Zotin dhe PV.

    Atëherë çfarë familje është një familje që përfaqëson dhe bëhet qendra e qiellit dhe e tokës? Është familja ideale që Zoti përfytyroi përpara rënies së Adamit edhe Evës. Familja qendrore dhe përfaqësuese në qiell dhe në tokë i referohet familjes që përfaqëson qiellin dhe e zmadhon këtë marrëdhënie me Zotin sipas radhëve që zgjerohen në 8-të faza në të dyja sferat mbi tokë; atë vertikale dhe atë horizontale. Ajo çfarë po them është se familja vjen në pozitën ku Zoti që përfaqëson qiellin dhe PV në tokë bashkohen në mënyrë drejtkëndore.

    Në qendër të një familjeje të tillë ju duhet të bëheni një bir apo një bijë e përkushtuar; në një komb të tillë ju duhet të bëheni patriot, në një botë të tillë ju duhet të bëheni një shenjtor dhe në një qiell dhe tokë të tillë ju duhet të bëheni bir apo bijë besnike. “Ne betohemi të përsosim traditën familjare të detyrave të bijve dhe bijave hyjnorë” Çdo anëtar familjeje si individ duhet të jetë në gjendje të arrijë pozitën e një biri apo bijë hyjnore. Por këta bija dhe bija hyjnore që janë anëtare të së njëjtës familje mblidhen së bashku atëherë formohet një familje e bijve dhe bijave hyjnore. Kjo është ajo për të cilën ne betohemi.

    Ne betohemi të përfaqësojmë dhe të zëmë vend qendror në qiell dhe në tokë duke ndjekur Zotin dhe PV. Për këtë familja jonë duhet të këmbëngulë që të përmbushë traditën familjare të bijve e bijave të përkushtuar në familje, patriotëve dhe grave virtuoze në komb, shenjtorëve në botë dhe bijve e bijave hyjnorë në qiell dhe në tokë; gjithçka që qielli dëshiron. Ne po themi se ne si prindër do të edukojmë fëmijët tanë, do të edukojmë qytetarët tanë në komb, dhe do të edukojmë shenjtorët në botë, dhe do ti bëjmë ata të pranueshëm për të qenë anëtarë të familjes në mbretërinë qiellore, në qiell dhe në tokë ose ndryshe anëtarë të familjeve të bijve dhe bijave hyjnorë.

    Prandaj ne themi se: “Familja jonë pronare e Çon Il Guk, betohet të përfaqësohet dhe të bëhet qendër e qiellit dhe e tokës duke ndjekur Zotin dhe PV; ne betohemi se do të përsosim traditën familjarëve të detyrave të bijve dhe bijave të përkushtuar në familjen tonë, patriotëve në kombin tonë, shenjtorëve ne botë dhe bijve e bijave hyjnorë në qiell dhe në tokë duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    3. Përsosja e katër sferave të mëdha të zemrës, tre mbretërive të mëdha dhe sferës së familjes mbretërore.

    Pjesa tjetër e betimit të familjes është: “ Familja jonë, pronare e Çon IL Guk, betohet të përsosë katër sferat e mëdha të zemrës, tre mbretërimet e mëdha dhe sferën e familjes mbretërore duke u përqendruar tek familja vërtetë”.

    Katër sferat e mëdha të zemrës dhe tre mbretërimet e mëdha do të ishin përmbushur nëse Adami dhe Eva nuk do të kishin rënë. Pa ndodhur rënia ata do të kishin përmbushur këto dhe do të ishin bërë familja mbretërore e Zotit. Kjo pjesë e Betimit të Familjes i referohet restaurimit të njerëzve të rënë dhe kthimin e tyre në familje mbretërore. Familjet që marrin bekimin në martesë duhet të përmbushin këtë mision.

    Dashuria bashkëshortore duhet të fillojë aty ku përmbushen katër sferat e mëdha të zemrës dhe tre mbretërimet e mëdha. Që një burrë dhe një grua të marrin dashuri nga njëri –tjetri atyre ju duhet të qëndrojnë në një pozitë të tillë. Përndryshe ata nuk lejohet ta duan njëri – tjetrin. Megjithatë këto sfera dhe mbretëri nuk mund të realizohen pa dashuri, prandaj burri ka nevojë për gruan në mënyrë absolute dhe anasjelltas.

    Familjet e bekuara duhet të përpiqen çdo ditë për të arritur këtë qëllim. Sidoqoftë ky nuk mund të përmbushet vetëm me një besim teorik. Ku ju mendoni se jeni në gjendje të përmbushni qëllimin tuaj thjesht sepse Zoti e bën në këtë apo atë mënyrë. Kjo është një çështje praktike që shtrohet para syve tuaj.

    4. Ideali i Zotit është krijimi i një familjeje universale që përfshin qiellin dhe tokën. Pjesa e katërt të Betimit të Familjes është: “Familja jonë, pronare e Çon Ik Guk, betohet të ndërtojë familjen universale që përfshin qiellin dhe tokën që është ideali i Zotit për krijimin dhe të përsosë botën e lirisë, paqes, bashkimit dhe lumturisë, duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    Ideali i Zotit është që bota të bëhet një familje ose një shtëpi nën Zotin. Nëse ata që kanë arritur katër sferat e mëdha të zemrës dhe tre mbretërimet e mëdha recitojnë Betimin e Familjes, atëherë duhet të ketë vetëm një familje nen Zotin, dhe jo dy apo më shume familje. Duke ndërtuar familjen universale që përfshin qiellin dhe tokën, idealin e Zotit për krijimin ne duhet të ndërtojmë atë familje nën Zotin.

    Për t’ju dhënë një shembull duke përdorur ajrin: kur ka mungesë ajri në një sistem me presion të ulët, ajri nga sistemi me presion të lartë rrjedh aty dhe e mbush. Në mënyrë të ngjashme, uji nga një vend më i lartë do të derdhet automatikisht për të mbushur një vend më poshtë. Ekuilibri është ideali.

    Në botën sot ka kombe të përparuar dhe kombe të pazhvilluara. Në kombet e zhvilluar njerëzit kanë shumë dhe arrijnë të hedhin mbeturinat, kurse në kombet e pazhvilluara shumë gjëra mungojë, veçanërisht ushqimi. Ata mundet edhe të vdesin nga uria. Çdo vit vdesin 20 milion njerëz. A mendoni se ky është vullneti i Zotit? Ajo çfarë po bëjnë kombet e avancuara është se po shtypin sistemin natyral të ndërveprimit në univers. Nëse kjo vazhdon, kombet e avancuara nuk do të jenë në gjendje të shmangin ndëshkimin hyjnor. Qielli nuk do ta lerë këtë të kalojë pa u vënë re. Tashmë shenjat e gjykimit po shfaqen në vende të ndryshme. Një nga shenjat është mbizotërimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe tjetra është abuzimi me drogën dhe alkoolin. Që të dyja, seksi i lire dhe homoseksualiteti janë çmenduria e njerëzve më të këqij të racës njerëzore. Zoti e urren më së shumti këtë sjellje. Satani nga ana tjetër e lëvdon më së shumti këtë sjellje.

    Unë Rev. Mun udhëheq një lëvizje që shpëtoj dhjetëra mijëra njerëz që po vdesin nga uria dhe keq ushqimi çdo ditë në kombet e pazhvilluara. Megjithëse kjo mund të kërkojë që njerëzit në parajsën e konsumatorëve të kombeve të avancuara si SHBA, do të vuajnë nga uria. Me gjithë çrregullimin e racës njerëzore bota e natyrës në mënyrë konstante përpiqet që të mbajë ekuilibrin.

    Kur ne betohemi që të ndërtojmë familjen universale që përfshin qiellin dhe tokën, që është ideali i Zotit për krijimin dhe të përsosim botën e lirisë, paqes, bashkimit dhe lumturisë, fjala liri këtu nuk do të thotë vetëm liri e individit, por liria, paqja, uniteti dhe lumturia e të gjithë njerëzve të kësaj bote, si një familje nën Zotin. Ajo i referohet një bote, njerëzit e së cilës jetojnë në lumturi. Prandaj ne duhet të zhvillojmë lëvizje në të gjitha fshatrat, qyteza dhe qytetet anekënd botës. Në çdo vend të pasur duhet të vendosim struktura nëpërmjet së cilave kjo pasuri mund të shpërndahet.

    Zonja dhe zotërinj, një botë e një familjeje universale është një botë e mbushur me familje që kanë marrë Bekimin në martesë. Kur të shkonin në botën e shpirtit ju do të gjeni njerëz nga e gjithë bota që do të jetojnë së bashku. Të pestë ngjyrat e llojit njerëzor janë së bashku atje. Pyetja është: cili ndër këta njerëz është vërtet i përgatitur me një familje ideale e cila mund të bashkojë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen? Një person i tillë do të bëhet lider kryesor në botën e shpirtit. Prandaj ne duhet të stërvitemi për këtë gjë teksa jemi në tokë. Ne duhet të marrim këtë trajnim bazuar në bashkimin e mendjes dhe trupit.

    Ka shumë njerëz në këtë botë që tradhtojnë ndërgjegjen e tyre dhe veprojnë sipas dëshirave të tyre. Ata grumbullojnë para, mashtrojnë, nxjerrin disa skema dhe përgojojnë të tjerët. Sidoqoftë paraja e grumbulluar në këtë mënyrë më në fund do ti godasë ata në formën e një shkopi ndëshkues.

    Është e njëjta gjë në botën e shpirtit. Pavarësisht sa i mësuar mund të jetë dikush, nëse ai përdor njohurinë e tij vetëm për vete, në vend që ta bëjë këtë për të mirën më të madhe, këto njohuri do ta sulmojë atë. Ai person do të hidhet në ferr. Ne duhet të jetojmë për hir të botës përqendruar tek ideali i një familjeje globale, ideali i Zotit. Megjithatë, nëse ne injorojmë botën dhe jetojmë vetëm për veten tonë, bota do të na gjykojë.

    Unë nuk ju kam kërkuar të recitoni Betimin e Familjes përqendruar tek Familja ime. Ju duhet të betoheni përqendruar tek familjet tuaja. Secili është i barabartë. Unë Reverend Mun do të betohem duke përfaqësuar familjen time,por jo duke përfaqësuar të gjitha familjet. Prandaj ne themi: “Familja jonë, pronare e Çon Ik Guk, betohet të ndërtojë familjen universale që përfshin qiellin dhe tokën që është ideali i Zotit për krijimin dhe të përsosë botën e lirisë, paqes, bashkimit dhe lumturisë, duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    5. Amullia çon tek vdekja

    Pjesa e pestë e Betimit të Familjes është: “Familja jonë, pronare e Çon Il Guk, betohet të përpiqet çdo ditë për të avancojë botën e shpirtit dhe botën fizike si partnerë subjekt- objekt, duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    Ne duhet të mendojmë së pari për botën e shpirtit, ajo është në pozitën e partnerit subjekt dhe bota fizike është partnere objekt. A mendoni se ka më shumë njerëz në botën fizike apo në botën e shpirtit? Popullata në botën e shpirtit është shumë më e madhe sesa ajo në tokë.

    Bota e shpirtit është partnere subjekt, (jang) dhe fizikja është partneri objekt (In). Në të njëjtën mënyrë mendja është në pozitën e partnerit subjekt dhe jang ndaj trupit, i cili është në pozitën e partnerit objekt (in). Trupi përfaqëson botën fizike dhe mendja botën e shpirtit.

    Nëse ne veprojmë në atë mënyrë sipas së cilës nuk e njohim mendjen dhe botën e mendjes si partnere subjekt, ne jemi gati për të shkuar në ferr. Nëse kemi jetuar në mënyrë të tillë, që trupi ka udhëhequr mendjen tani duhet të jetojmë në mënyrë të tillë që mendja ta udhëheqë trupin dhe ta nënshtrojë atë. Po ju them, një kohë e tillë ka ardhur.

    Në jetën tonë të përditshme duhet të kemi vetëdijen që bota e shpirtit është partnere subjekt. Nëse nuk arrijmë përsosjen në tokë, partneren subjekt, ne nuk do të jemi në gjendje të ndërtojmë themelin për përsosjen kur të kalojmë në botën e shpirtit. Ka një lidhje direket midis dy botëve. Vetëm kur bota e shpirtit është e lidhur me ne çdo ditë, çdo vit dhe për të gjithë jetën, ajo bëhet sfera jonë e dytë e aktivitetit dhe vendi i banimit kur ne shkojë atje.

    Me fjalë të tjera bashkimi i botës së shpirtit dhe botës fizike si partner subjekt- objekt do të thotë që të dy botët të lëvizin drejt njësimit në mënyrë konstante. Të përpiqesh çdo ditë për avancimin e këtij bashkimi do të thotë të zhvillohesh dhe të përparosh. Ne na kërkohet ta bëjmë këtë shpejt. Ne nuk duhet të ndalojmë. Nëse e bëjmë këtë atëherë jemi duke u rrokullisur drejt ferrit dhe vdekjes.

    Amullia çon drejt ferrit, ndërsa shtyrja përpara çon drejt zhvillimit. Të flesh me orë të tëra dhe të jesh dembel, grykës dhe vetëkënaqës, nuk është e pranueshme në lidhje me providencën e Zotit. Ne duhet të jemi të zënë. Jeta është e shkurtër. Vraponi pa pushim, ashtu si unë. Vraponi edhe pa fjetur. Vetëm atëherë ju mund të lidheni me botën që shpreson. Si mund të lidhemi me një botë të cilën ju as nuk e mendoni? Në këtë mënyrë mund të realizohet njësimi. Ne duhet të mendohemi edhe për botën e shpirtit edhe për botën fizike si partnerë.

    6. Të bëhesh një familje që tërheq fatin qiellor.

    Pjesa e gjashtë e Betimit të Familjes është: “Familja jonë, pronare e Çon Il Guk, betohet të bëhet një familje që tërheq fatin qiellor duke mishëruar Zotin dhe PV: qw do të përsosë një familje e cila i përcjell komunitetit tonë bekimin e qiellit duke u përqendruar te dashuria e vërtetë”.

    “Familja jonë betohet... duke mishëruar Zotin dhe PV”. Ju jeni një familje që mishëroni Zotin dhe PV. Familjet që mishërojnë Zotin dhe PV janë familjet që mobilizojnë fatin qiellor. Kur ne themi se “betohemi të bëhemi një familje që tërheq fatin qiell dhe që përcjell bekimin e qiellit në familjen tonë”, ne nuk themi se duam të bekohemi nga Zoti të gëzojmë një jetë të mirë vetëm për veten tonë. Ne themi se në fund të gjithë do të bëhemi pjesë e familjes mbretërore dhe gjithkush do të jetë qytetar i mbretërisë së Zotit të Çon Il Guk.

    Ne po bëjmë një betim që të bëhet kanal i bekimit të Zotit, duke shpërndarë bekimet e tij në mënyrë të barabartë me të gjithë njerëzit e botës. Familja e Zotit dhe e PV është një familje. Ekzistojnë vetëm një palë Prindër të Vërtetë. Megjithatë, meqenëse ka shumë familje të bekuara anembanë botës Zoti do që ato të bëhen kanale dhe të ndajnë bekimet e Tij dhe PV me të tjerët. Ju do të përpiqeni të bëheni një familje e tillë. Kjo do të thotë se ju po përpiqeni t’ju mundësoni të gjithëve të marrin shumë bekime.

    7. Përsosja e botës bazuar në kulturën e zemrës që është e rrënjosur në linjën origjinale të gjakut.

    Pjesa e shtatë është: “ Familja jonë, si pronare e Çon Il Guk, betohet që duke jetuar për hir të të tjerëve të përsosë botën e bazuar në kulturën e zemrës, e cila është e rrënjosur në linjën origjinale të gjakut, duke u përqendruar te dashuria e vërtetë”.

    Në rrugën tonë të besimit, pika më e rëndësishme është mos ndotja e linjës origjinale të gjakut. Kjo do të thotë që pasardhësit tuaj nuk duhet të ndotin linjën e gjakut ashtu si bëri Adami dhe Eva. Prandaj ne themi “ Familja jonë betohet të përsosë botën e bazuar tek kultura e zemrës që është e rrënjosur në linjën origjinale të gjakut”.

    Bota e zemrës së Zotit, bota e qiellit, bota e tokës dhe bota e PV janë të gjitha një. Prandaj ne themi që familja jonë betohet të përsosë botën e bazuar tek kultura e zemrës. Ky është ideali ynë. Kultura nuk duhet të jenë dy por një. Kulturat e botës së rënë janë komplekse të ndryshme. Pa ndërtuar botën e bazuar tek kultura e zemrës nuk ka mundësi që ne të lidhemi me qiellin në të gjitha nivelet. Nga individi tek familja, fisi, populli kombi bota dhe bota e përjetshme.

    Pa atë zemër individi, familja dhe fisi nuk mund të lidhen ( së bashku). Pa një botë bazuar në kulturën e zemrës nuk kemi një mënyrë që të krijojmë një lidhje nga individi tek kozmosi. Deri tani bota ka shkuar lart e poshtë në një rrugë zig - zage dhe prandaj nuk ka qenë në gjendje të arrijë në destinacionin final edhe pse kanë kaluar mijëra vjet. Sidoqoftë në botën e bazuar tek kultura e zemrës ne mund ta arrijmë atë stacion menjëherë. Kjo është e munduar vetëm me anën e dashurisë së vërtetë.

    8. Përsosja e sferës së çlirimit dhe lirisë së plotë në mbretërinë e tokës dhe të qiellit.

    Pjesa e tetë është: “Familja jonë, pronare e Çon Il Guk, betohet që me hyrjen në Epokën e Testamentit të Kompletuar të arrijë idealin e krijimit të Zotit me anë të besimit absolut, dashurisë absolute dhe bindjes absolute dhe të përsosë sferën e çlirimit të mbretërisë së Zotit në tokë dhe në qiell duke u përqendruar tek dashuria e vërtetë”.

    Në familjen tuaj ju duhet të krijoni familjen mbretërore duke u bërë një çift ku secili ka të bashkuar mendjen dhe trupin. Ju duhet ta dini që ky është ideali i Zotit për krijimin. Përmbushja e Testamentit të Kompletuar. Familja ku burri dhe gruaja janë të përqendruar tek dashuria e vërtetë është fillimi i mbretërimit. Origjinalisht familja e Adamit duhej të ishte familje mbretërore. Prej andej duhej të shfaqej mbreti i fisit, mbreti i popullit dhe mbreti i kombit. Pastaj kjo mbretëri duhej të vazhdonte automatikisht ne botën e përjetshme të shpirtit. Nga toka do të lidhej përjetësisht me atë mbretëri.

    Fjalët “Epoka e Testamentit të Kompletuar” i referohet faktit që ne kemi hyrë në një epokë të re. Është koha kur bota do të bashkohet duke krijuar një botë paqësore duke filluar me familjen dhe zhvillohet tek fisi, populli, kombi, bota dhe madje edhe në qiell dhe në tokë. Ajo përfaqëson të tërën. Nuk është e kufizuar tek njësia e familjes. Ne qemë në gjendje të hyjmë ne epokën e testamentit të kompletuar vetëm pasi shkuam nivelit të botës dhe atij të së tërës. Nëpërmjet familjes së re që përsos katër sferat e mëdha të zemrës dhe tre mbretërimet e mëdha, ne mund të shkojmë përtej sferës së botës dhe të arrijmë modelin e kërkuar për epokën e testamentit të kompletuar. Kur kjo të ndodhë, bota do të bëhet një botë e bashkuar, mbretëria ideale qiellore e paqes.

    Zonja dhe zotërinj, besimi absolut, dashuria absolute, bindja absolute, këto të tria përbëjnë idealin e Zotit për krijimin. Zoti filloi ti krijojë të gjitha gjërat bazuar tek besimi absolut. Ai filloi krijimin e tij, për hir të partnerëve të tij objekt të dashurisë absolute. Bindje absolute do të thotë që nuk ekziston vetëdija e “unit”. Është një gjendje e zeros absolute, asgjësë së plotë. Kur Zoti zbraz veten e tij dhe kthehet në asgjë fillon një lëvizje rrethore reciproke dhe e natyrshme. Për shkak se ti jep gjithçka dhe nuk ke asgjë për të dhënë, gjithçka do të kthehet tek ty. Kjo është origjina e ndërveprimit në univers dhe parimi se gjithçka të kthehet pasi ke investuar krejtësisht.

    Për këtë arsye ju nuk duhet të këmbëngulni në mënyrën tuaj të të bërit të gjërave. Nëse e bëni këtë ju do t’i përkisni djallit. Ju nuk duhet ta lejoni Satani të përdorë ndonjë gjë që vjen nga pesë shqisat tuaja fizike. Bëjini sytë, hundën, gojën, këmbët dhe duart tuaja të përdoren sikur të ishin të Zotit dhe përpiquni të jetoni bazuar në këtë standard të besimit, dashurisë dhe bindjes absolute. Zoti gjithnjë ka dhembshuri dhe i ndihmon njerëz të tillë. Kur ju hiqni dorë nga vetvetja, Zoti mund të jetë me ju.

    Zonja dhe zotërinj, Zoti ju krijoi si partnerë absolut të dashurisë së tij, duke investuar totalisht vetveten. Ai ju krijoi sepse ai kishte nevojë për ju si partnerët e tij të pastër të dashurisë. Pa pasur një formë substanciale qoftë në botën fizike apo në atë shpirtërore Zoti nuk mund të lidhej me fëmijët e tij. Prandaj atij iu desh të merrte një formë fizike. Ajo formë është forma e Prindërve të Vërtetë të përsosur.

    Zoti dëshironte partnerë objekt të dashurisë në tokë që ai mund ti donte, dhe ai na dha aftësinë për tu riprodhuar në mënyrë që të jetonim përjetësisht nëpërmjet pasardhësve tanë. Ky është thelbi i krijimit të Zotit.

    Qëllimi i krijimit është Zoti dhe qeniet njerëzore të bashkuara në dashuri.

    Zoti është rrënja e dashurisë, e linjës së gjakut dhe rrënja e mbretërisë së qiellit në tokë dhe e mbretërisë së qiellit në qiell. Nëse Adami dhe Eva nuk do të kishin rënë Zoti do të kishte hyrë në zemrat e tyre kur ata të martoheshin dhe do të realizonin një njësim përzemërt. Zoti do të ishte bërë prindi i vërtetë vertikal dhe Adami dhe Eva do të ishin bërë prindi i vërtetë horizontalë. Ne do të kishim lindur me mishin dhe gjakun e këtyre dy palë prindërve. Mendja jonë do të ishte bërë uni ynë vertikal dhe trupi, uni ynë horizontal. Dhe ne do të kishim jetuar bazuar në një zemër, një trup, një këndvështrim dhe një harmoni.

    Në mënyrë të tillë ne duhet të përsosim unitetin mes mendjes dhe trupit duke arritur unitetin me Zotin në dashuri dhe duke u bërë kështu bijtë dhe bijat e tij. Kur ne të njihemi në këtë marrëdhënie prind- fëmijë ne bëhemi princat dhe princeshat e Zotit. Ne mund të shijojmë një marrëdhënie prind – fëmijë me Zotin dhe të trashëgojmë gjithçka prej tij. Kur ne, si fëmijët e tij bëhemi bashkëshortë dhe bashkohemi totalisht në dashuri të vërtetë, ne bëhemi një familje që jeton duke i shërbyer Zotit. Ajo familje bëhet një bazë për paqen dhe idealin. Kur një burrë dhe një grua që secili janë një gjysmë, bashkohen, ata bëhen baza ndërmjet së cilës ata përmbushin idealin e Zotit për dashurinë si partnerët e tij.

    Me fjalë të tjera, përmes përsosjes së qenies njerëzore, si qenie më vlerë të pafund përmes dashurisë së vërtetë, Zoti gjithashtu përsos dashurinë e vërtetë dhe përmbush botën e idealit të krijimit ku banon dashuria e tij e përjetshme dhe ideale.

    Në marrëdhënien midis Zotit dhe familjes së Adamit, Zoti duhet të ishte brezi i parë. Adami brezi i dytë dhe fëmijët e Adamit brezi i tretë. Zoti do të kishte pozitën e gjyshit, Adami në pozitën e prindit dhe fëmijët në pozitën i bijve dhe bijave . në këtë mënyrë kur tre brezat janë të siguruara mirë në familjet tuaja, gjyshërit qëndrojnë në pozitën e Zotit në mbretërinë e tj. Ata janë gjithashtu në pozitën e mbretit dhe mbretëreshës në botën origjinale fizike dhe botën origjinale shpirtërore. Prindërit qëndrojnë në pozitën e mbretit dhe mbretëreshës qendrore duke përfaqësuar mbretërinë e tanishme të qiellit mbi tokë. Fëmijët që përfaqësojnë të ardhmen janë n pozitën e princërve dhe princeshave që trashëgojnë mbretërinë e qiellit në tokë dhe në qiell.

    Në këtë mënyrë familja dhe fisi i Adamit duhet të jetonin si një fis mbretëror me Zotin në qendër të tij. Pas jetës së tyre në tokë, anëtarët e tij, do të shkonin në qiell dhe do të jetonin në botën e përjetshme. Ky ishte qëllimi që ne duhet të përmbushnim. Qielli është aty ku njerëzit shkojnë pasi kanë jetuar bashkë me dhe i kanë shërbyer gjyshit të tyre, që përfaqëson qiellin ashtu sikur ai të ishte Zoti, që i kanë shërbyer prindërve të tyre si mbret dhe mbretëreshë e botës së tanishme dhe kanë dashur fëmijët e tyre si princa dhe princesha të së ardhmes. Qielli është i vetmi vend ku dëshirat, shpresat dhe lumturia e njerëzve përmbushet.

    Pjesa e tetë e Betimit të familjes na tregon si ne mund të jetojmë n mbretërinë e qiellit në tokë. Ai është një shteg që mund të përshkohet vetëm nëpërmjet një jete me besim, dashuri dhe bindje absolute. Në kohën e krijimit, Zoti investoi plotësisht vetveten me besim absolut, dashuri absolute bazuar tek standardi i bindjes absolute.

    Ndërgjegjja përfaqëson tre partnerët e mëdhenj subjekt.

    Zonja dhe zotërinj, ndërgjegjja vjen e para dhe i paraprin prindërve tuaj, mësuesve tuaj madje dhe Zotit. Shumë njerëz nuk e kuptojnë vlerën e saj sepse trupi e ka dominuar ndërgjegjen. Kështu ndodh në këtë botë të rënë botën hedoniste. Një botë në të cilën shumica fokusohen në kënaqësitë fizike dhe argëtimin. Nëse ne varemi vetëm tek paratë do të humbasim. Ne do të udhëhiqemi drejt marrëdhënieve të nxituara të dashurisë që do të na çojnë drejt shkatërrimit.

    Ne kemi humbur dashurinë e vërtetë që do të krijohej nga bashkimi i Zotit dhe qenieve njerëzore ne besim, dashuri dhe bindje absolute. Njerëzit e parë do të përsoseshin pa pasur sajne ide mbi rënien. Ata duhej të krijonin sferën e unitetit me Zotin. Sidoqoftë gjithçka u humb.

    Prandaj ne duhet të ndërtojmë sferën e unitetit midis qiellit dhe tokës. Ne duhet t’i shpërbëjmë Zotit gjithë dhimbjen që i shkaktuam Atij prej mos përmbushjes së kësaj. Pa çliruar këtë dhimbje dhe vuajtje nuk mund të ketë liri për Zotin dhe qeniet njerëzore. Së brendshmi dhe së jashtmi unë kam qenë duke e bërë këtë. Prandaj unë e quaj këtë përsosje të restaurimit. Është përmbushja e restaurimit, prandaj po e deklaroj tani. Për shkak se duhet të përfundojë në mënyrën e duhur.

    Tradita e qiellit është kushtetuta e familjes tuaj.

    Të dashur anëtarë të familjeve të bekuara, tani çështja është se si ju duhet të ruani të patër dhe të vërtetë linjën e gjakut të vërtetë që e keni marrë nga Zoti. Rënia ndodhi në kopshtin e Edenit megjithëse ai ishte një vend i pa ndotur. Me siguri nuk do të jetë e lehtë që do të mbroni linjën e pastër të gjakut në këtë botë të korruptuar dhe të keqe të mëkatit. Prandaj njerëzit e lindur në këtë botë mëkatare, pavarësisht se sa mund të vuajnë do të marrin përgjegjësi në mënyrë që fëmijët e brezave të ardhshëm të marrin të mbajnë bekimin në martesë. Është përgjegjësia e tyre që të krijojnë një mjedis të pastër që nuk do të njolloset më.

    Për pasojë familjet tuaja nuk duhet të jeni familje shekullare të zhytura në zakonet e vjetra. Cila është mënyra më e mirë për të jetuar për të ardhmen? Është duke edukuar plotësisht pasardhësit tuaj. Gjithashtu është thelbësore që të jetoni një jetë shembullore për hir të pasardhësve tuaj. Me gjithë vështirësitë në kursin e shkretëtirës, populli i Izraelit i mposhti 7 fiset e Kananit. Në të njëjtën mënyrë ju duhet të arrini fitore në betejën tuaj, pavarësisht së çfarë vështirësish duhet të duroni. Prindërit duhet të mbjellin traditën e qiellit edhe nëse vdesin duke e bërë këtë. Nëse ju jetoni për hir të qiellit dhe PV, fëmijët tuaj do të bekohen me fatin qiellor dhe do të trashëgojnë traditën qiellore natyrshëm.

    Populli i Izraelit hyri në tokën e Kananit dhe më pas u kalb. Pse? Sepse në fund ata u dorëzuar mjedisit ekzistues dhe u përshtatën me zakonet dhe traditat mbizotëruese. Izraelitet u tunduan nga stili ekstravgand i jetesës së kananejve që hanin ushqim më të mirë dhe shijonin një jetë m të rehatshme sesa e tyrja. Izraelitët përfunduan duke lakmuar pushtetin dhe filluan të vendosnin prioritet e tyre mbi pasurinë dhe njohurinë. Madje ata filluan të martoheshin me xhentilët, mjaftonte që ata të vinin nga familje të pasura. Në këtë mënyrë ata tradhtuan shpirtin e kombit të zgjedhur dhe në fund humbën traditën qiellore.

    Mësimet që marrim nga Betimi i Familjes vijnë nga parime universale kozmike, jo nga ndonjë formë individualizmi. Ne nuk duhet të përpiqemi të shmangim vështirësitë e ndryshme të cilat përballen me jetën tonë. Me trimëri ne duhet të kapërcejmë rrethanat dhe të arrijmë fitoren. Për ta bërë këtë, familjet tona duhet të armatosen me traditën e betimit të Familjes.

    Sidoqoftë nuk është vetëm detyra e familjeve tuaja, apo e një brezi të vetëm. Ju duhet të ndërtoni në mënyrë solide traditën qiellore në të paktën tre breza. Ju keni misionin të ndërtoni një linjë gjaku që siguron traditën e popullit të zgjedhur nga brezi në brez. Ju duhet të zgjeroni bazën e dashurisë së vërtetë dhe të bashkoni zemrat e të gjithë njerëzve. Ndizni një qiri, ofroni temjan dhe lutuni që të bëheni familje që të bashkoni zemrat e të gjithë njerëzve. Jetoni dhe vdisni për të krijuar një lidhje të dashurisë së vërtetë me të gjithë njerëzit dhe me qiellin dhe tokën. Nëse jetoni në këtë mënyrë, Zoti do të mbrojë familjet tuaja përgjatë të gjitha provave dhe fatkeqësive. Është dëshira Zotit që të mbjellë farat e dashurisë së tij në familje të tilla.

    Zonja dhe Zotërinj. Të gjithë duhet ta ndërtoni traditën fitimtare të familjeve të mira dhe të vërteta, bazuar tek betimi i familjes. Jeta që ju bëni në këtë epokë revolucionare pas ardhjes së qiellit duhet të jetë një jetë fitimtari. Drita e fortë nga epoka e bregut të Paqësorit po ndriçon rrugën tuaj. Zoti, burimi i jetës së vërtetë, dashurisë së vërtetë dhe linjës së gjakut të vërtetë është me ju në atdheun e gadishullit koran dhe anembanë botës. Prindërit e Vërtetë të cilëve Zoti ju ka dhënë bekimin me vlerë të përjetshme, gjithashtu po ju udhëheqin në rrugën tuaj. Të jeni të sigurt se nuk ka asgjë që nuk mund ta përmbushni në rrugën që keni përpara.

    Bekimet e Zotit qofshin me ju dhe familjet tuaja përjetësisht.

    Të tjera Publikime


    - Mesazhi i Paqes 1

    - Mesazhi i Paqes 2

    - Mesazhi i Paqes 3

    - Mesazhi i Paqes 4

    - Mesazhi i Paqes 5

    - Mesazhi i Paqes 6

    - Mesazhi i Paqes 7

    - Mesazhi i Paqes 8

    - Mesazhi i Paqes 9

    - Mesazhi i Paqes 10

    - Mesazhi i Paqes 11

    - Mesazhi i Paqes 12

    - Mesazhi i Paqes 13

    - Mesazhi i Paqes 14

    - Udhëheqësi i pashoq për paqen     botërore, Rev. Dr. Sun Myung Moon ngjitet në botën shpirtërore

    - Pjesë prej librit autobiografik të Reverendit Moon
    Powered by
    Back to top
    ✕